Sport

E bujshme nga Italia, Umtiti mund të ndajë repartin e mbrojtjes me futbollistin shqiptar

Një goditje e bujshme. Samuel Umititi është një hap larg që të bëhet lojtar më i ri i Lecces. Mbrojtësi i cili u shpall kampion bote me Francën në vitin 2018 është gati të transferohet nga Barcelona te klubi italian

20 Gusht 2022, 13:23 Nga DOSJA

E bujshme nga Italia, Umtiti mund të ndajë repartin e mbrojtjes me

ITALI- Një goditje e bujshme. Samuel Umititi është një hap larg që të bëhet lojtar më i ri i Lecces. Mbrojtësi i cili u shpall kampion bote me Francën në vitin 2018 është gati të transferohet nga Barcelona te klubi italian. Drejtori sportiv i Lecces, Pantaleo Corvino është në kontakt me katalanasit për të përcaktuar transferimin në formë huazimi të lojtarit francez.

Një transferim i rëndësishëm për skuadrën e Baronit që do të përmirësonte repartin e mbrojtjes. I rritur në ekipet e të rinjve të Lionit, ai fitoi një Superkupë dhe një Kupë të Francës në ekipin e parë. Në vitin 2016 ai kaloi te Barcelona për 25 milionë euro, me të cilën zhvilloi 133 paraqitje dhe fitoi 2 kampionate, 3 superkupa dhe 3 kupa të Spanjës.

Në Botërorin e Rusisë ai ishte vendimtar duke luajtur titullar në mbrojtjen e Deschamps. Tani Umtiti është gati për Serinë A, Lecce është vendi për të filluar përsëri. Te skuadra italiane aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar Kastriot Dermaku

E.Ç (Dosja.al)

lecce umtiti

Sondazh

Poll