Sport

Conte gjobitet, por shkon më keq për Tuchel, Federata ndëshkon 'luftën e ftohtë' mes dy trajnerëve

Si përfundoi sherri mes Antonio Conte-s dhe Thomas Tuchel në ndeshjen Chelsea-Tottenham? Pas përleshjes, të dy kanë ironizuar në rrjetet sociale.

19 Gusht 2022, 20:41 Nga DOSJA

Conte gjobitet, por shkon më keq për Tuchel, Federata ndëshkon

ANGLI- Si përfundoi sherri mes Antonio Conte-s dhe Thomas Tuchel në ndeshjen Chelsea-Tottenham? Pas përleshjes, të dy kanë ironizuar në rrjetet sociale. Natyrisht, Federata e Futbollit nuk mund të bënte të njëjtën gjë, e cila duhej të ndëshkonte dy trajnerët për atë shfaqje të keqe që bëri xhiron e botës.

E pamundur të anashkalohet sidomos kur bëhet fjalë për kampionatin më popullor në botë. Pas disa ditësh analize, në përpjekje për të rindërtuar atë që ndodhi, organi më i lartë i futbollit anglez ka nxjerrë verdiktin e tij i cili penalizon mbi të gjitha trajnerin e Chelseat.

Në fakt, duke gjykuar nga dispozita, Tuchel u konsiderua përgjegjës kryesor për atë që ndodhi, veçanërisht për atë shtrëngim duarsh tepër të fortë (të justifikuar me faktin se italiani nuk e shikoi në fytyrë).Në fakt, Tuchel u dënua me një gjobë të majme prej 35 mijë paund, ose më shumë se 40 mijë euro. Si të mos mjaftonte kjo, Tuchel nuk do të jetë në stol për një ndeshje.

Për momentin është e vështirë të thuhet nëse gjermani do të mungojë në ndeshjen kundër Leeds: dënimi në fakt është pezulluar përkohësisht në pritje, siç thuhet në njoftimin për shtyp. Dora e FA ndaj ish-trajnerit të Juventusit dhe Interit është shumë më e lehtë: vetëm një gjobë prej 15,000 paund, ose pak më pak se 18,000 euro.

Të dy teknikët mund të rrezikonin masa edhe më të rënda, por “penaliteti” u lehtësua pasi të dy pranuan se sjellja e tyre ishte e pahijshme, më pas kërkuan një seancë dëgjimore në letër për shkelje të rregullit të FA E3.

E.Ç (Dosja.al)

conte tuchel

Sondazh

Poll