Sport

Barazimi ndaj Tiranës, Gega shkarkon fajin e rezultatit dhe shpalos objektivin: Kukësi është për...

Tirana dhe Kukësi e nisën me një barazim sezonin e ri të Kategorisë Superiore. Pas përfundimit të sfidës, Skënder Gega ka dhënë intervistën e tij për emisionin “TI BO GOL”.

19 Gusht 2022, 20:29 Nga DOSJA

Barazimi ndaj Tiranës, Gega shkarkon fajin e rezultatit dhe shpalos

KUKËS- Tirana dhe Kukësi e nisën me një barazim sezonin e ri të Kategorisë Superiore. Pas përfundimit të sfidës, Skënder Gega ka dhënë intervistën e tij për emisionin “TI BO GOL”.

“Mund të ishin të tre rezultatet. E filluam mirë dhe besoj se e kishim një llogjikë në fillim, duke parë edhe ekipin kundërshtar. Ekipi jonë është i ri dhe kjo është ndeshja e parë, akoma nuk jemi të plotë. Kam besim të plotë se gjërat do të shkojnë mirë. Unë prisja më shumë nga ekipi, sepse kemi punuar shumë fortë. U shfaqën shenja lodhjeje dhe kartoni i kuq na ndëshkoi më shumë.

Kartoni i kuq? Aksionin nuk e pashë, por me atë që më thanë djemtë ai kërkoi falje dhe besoj se ishte një dënim për ne. Ne kemi masat tona, rregullat tona, por ai është një djalë i ri. Luajti mirë, por më pas prishi gjithçka. Janë të rinj, por nga gabimet do të mësojnë." Përfundoi Gega.

E.Ç (Dosja.al)

gega kukesi

Sondazh

Poll