Aktualitet

FOTO/ Vrau me silenciator Ulqinakun, ky është nipi i “Mandelës” së Elbasanit

Autori i dyshuar është nipi i Eduard Peqinit, personazhit të njohur si “Mandela i Elbasanit”, kreu i bandës më të rrezikshme të Elbasanit në vitin 1997.

19 Gusht 2022, 07:51 Nga A.B
FOTO/ Vrau me silenciator Ulqinakun, ky është nipi i
Madrit Ulqinaku

ELBASAN- Personi në foton më poshtë është Horgito Peqini, 18-vjeçari i shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit Madrit Ulqinakut dy ditë më parë në Elbasan. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Kongresi” në Elbasan.

FOTO/ Vrau me silenciator Ulqinakun, ky është nipi i
Horgito Peqini

Sipas policisë autori që ka qëlluar me pistoletë me silenciator pas një debati mes grupit të shokëve të tij dhe Ulqiankut. Për ngjarjen është arrestuar një 18-vjeçar tjetër, Ejdin Dino, mik i autorit dhe 33-vjeçari Klaudjan Sallufi, që ishin përfshirë në konflikt, ndërsa Peqini është ende në arrati.

Peqini i cili më herët ka qënë futbollist, është nipi i Eduard Peqinit, personazhit të njohur si “Mandela i Elbasanit”, kreu i bandës më të rrezikshme të Elbasanit në vitin 1997.

vritet madrit ulqinaku horgito peqini

Sondazh

Poll