Aktualitet

Pse shfryrja e Polices Anisa Kostani për gazetarët është e paligjshme?

Anisa Kostani, policja që ushtron profesionin në Elbasan ka reaguar e revoltuar ndaj komenteve për policinë e shtetit. Por, vendi ku ka shprehur 'mllefin', bie ndesh me rregulloren e Policisë.

19 Gusht 2022, 08:33 Nga A.B
Pse shfryrja e Polices Anisa Kostani për gazetarët është e
Anisa Kostani

TIRANË- Policja e njohur nga Elbasani, Anisa Kostani ka marrë përsipër të mbrojë punën e Policisë së Shtetit në rrjetet sociale. Pasi u bë e njohur në këto rrjete për pamjen e saj dhe për ekspozimin e gjarprit si kafshë shtëpiake, Kostani, e revoltuar këtë herë, ka dalë kundër medias dhe pro punës që po bëhet nga kolegët e saj për zbardhjen e krimeve që po ndodhin në vend, më specifikisht, asaj të vrasjes së Madrit Ulqinakut në Elbasan. 

Ditën e djeshme, policja akuzoi përmes një postimi të bërë në 'INSTASTORY', në aplikacionin 'Instagram' mediat se po nxijnë punën e Policisë së Elbasanit e se këta të fundit po bëjnë një punë të shkëlqyer. Ajo shkon më tej duke hedhur akuza të forta ndaj gazetarëve duke thënë se ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

Pse shfryrja e Polices Anisa Kostani për gazetarët është e

Fotot e mëparshme të saj me gjarprin qarkulluan në rrjet e po ashtu dhe kjo deklaratë. Po çfarë thotë rregullorja e Policisë së Shtetit për përdorimin e rrjeteve sociale për punonjësit e policisë.

Do marrim më konkretisht dy raste, të cilat e cilësojnë të paligjshme komentet dhe veprimet e kryera nga policja Kostani. 

Neni 115. 2. Punonjësi i policisë sigurohet që sjellja dhe fjalori i përdorur nga ana e tij, të mos perceptohen si abuzive, ofenduese, ngacmuese, tallëse apo viktimizuese për kolegët dhe publikun.

Pse shfryrja e Polices Anisa Kostani për gazetarët është e

Neni 116. 2. Punonjësi i policisë nuk shpreh asnjë qëndrim politik mbi çështje me karakter sensitiv për publikun, që janë duke u trajtuar nga ana e Policisë së Shtetit.

Pse shfryrja e Polices Anisa Kostani për gazetarët është e

Tashmë mbetet vetëm reagimi i institucioneve përgjegjëse për thyerjen e rregullores së kryer nga Policja Kostani.

anisa kostani

Sondazh

Poll