Aktualitet

Aktivizohet zjarri në malin e Dukatit, zjarrfikëset s'ndërhyjnë dot, dyshohet se është i qëllimshëm

Zjarrin dyshohet se e kanë vënë vetë barinjtë e zonës.

19 Gusht 2022, 07:27 Nga A.B
Aktivizohet zjarri në malin e Dukatit, zjarrfikëset
Vlore

VLORË- Mëngjesin e sotëm është aktivizuar zjarri në malin e Dukatit në Shëngjergj të Vlorës. Flakët kanë nisur që prej orës 04:30 të mëngjesit ndërsa zjarrfikësit nuk ndërhyjnë dot prej terrenit të vështirë.

Zjarrin dyshohet se e kanë vënë vetë barinjtë e zonës, të cilët janë kthyer në problem për zjarrfikësit në thuajse cdo sezon veror. Nuk dihet nëse nga flakët e zjarrit kanë rrezik që të preken banesat pranë. 

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll