Bota

Kishte lexuar vetëm 2 faqe nga “Vargjet Satanike”, flet nga burgu autori: Rushdie sulmoi islamin

Ai është shprehur se ka lexuar vetëm 2 faqe nga libri i shkrimtarit “Vargjet Satanike” duke u thënë se ai ka sulmuar islamin.

18 Gusht 2022, 15:16 Nga e.k
Kishte lexuar vetëm 2 faqe nga “Vargjet Satanike”, flet nga
Salman Rushdie

SHBA- 24-vjeçari i arrestuar Hadi Mattar foli për gazetën New York Post pas sulmit me thikë të kryer ndaj shkrimtarit Salman Rushdie.

Ai është shprehur se ka lexuar vetëm 2 faqe nga libri i shkrimtarit “Vargjet Satanike” duke u thënë se ai ka sulmuar islamin.

“Nuk më pëlqen ai. Unë nuk mendoj se ai është një person shumë i mirë. Nuk më pëlqen. Ai është dikush që sulmoi Islamin, sistemin e tij të vlerave”, tha 24-vjeçari.

“Unë e vlerësoj Ajatollah. Ai është një personalitet i madh ”, tha autori.

Publikimi i librit nxiti liderin iranian Ayatollah Ruhollah Khomeini të lëshonte një fetva ose dekret, duke bërë thirrje për vdekjen e shkrimtarit në vitin 1989. 

Ngjarja ndodhi të premten në Neë York teksa shkrimtari fliste gjatë një seminari. I dyshuari në sulm, Hadi Matar, goditi disa herë me thikë shkrimtarin, ku ky i fundit mori tre plagë në qafë, katër në stomak, plagë shpimi në syrin e djathtë dhe gjoks dhe një plagë në kofshën e djathtë. Ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

salman rushdie

Sondazh

Poll