Bota

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Departamenti i Shtetit: Është prioriteti ynë, dialogu është i rëndësishëm

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

18 Gusht 2022, 15:03 Nga e.k
Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Departamenti i Shtetit:
Ned Price

SHBA- Zëdhënësi i Deparetamentit të Shtetit, Ned Prince zhvilloi një konferencë për shtyp ku ndër të tjera u pyet dhe për takimin e mbajtur në Bruksel mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç-it.

Price u pyet se cilat janë pritshmëritë e SHBA-së nga takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe se sa prioritet është kjo çështje për Amerikën nga 0 deri në 10. Takimin e sotëm në Bruksel, ai e vlerësoi si “prioritet absolut” për SHBA-në.

“Në përgjithësi, ne jemi të kënaqur që liderët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen nesër në Bruksel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne e mbështesim plotësisht këtë dialog. Është e rëndësishme, ne besojmë, që të dyja palët do ta përdorin këtë mundësi për të çuar përpara diskutimet e tyre mbi normalizimin. Është një prioritet i yni. Ne dëshirojmë të shohim përparim në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut”, tha ai.

“Dialogu dhe kompromisi janë komponentë kritikë të qeverisjes; ato nuk janë shenja dobësie. Të dyja janë thelbësore për ta arritur një marrëveshje në të bazuar në normalizimin e marrëdhënieve, e cila mbetet thelbësore për aspiratat e të dy vendeve për në BE. Dhe ne shpresojmë që udhëheqësit në Serbi dhe Kosovë ta kuptojnë rëndësinë e ecjes përpara, jo prapa, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shtoi Price.

Takimi i sotëm shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

takimi kurti-vucic 18 gusht 2022

Sondazh

Poll