Aktualitet

Tentoi të fuste drogë në burgun e Rrogozhinës, arrestohet i afërmi i të dënuarit

Droga ishte mbështjellë me letër alumini që të mos lagej nga salcat, por u pikas nga kontrolli në burg.

17 Gusht 2022, 20:33 Nga F.M
Tentoi të fuste drogë në burgun e Rrogozhinës, arrestohet i
Foto Ilustruese

RROGOZHINË- Personi me inicialet I.Z., 65 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga pasi ka tentuar të fusë kanabis në burgun e Rrogozhinës. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 65-vjeçari së bashku me dy familjarë të tjerë M.Z dhe A.K është paraqitur në burgun e Rrogozhinës ku vuan dënimin i afërmi i tyre, Mario Zotaj. Në dy enë plastike të mbushura me salca të ndryshme, ketçap dhe majonezë, 65-vjeçari kishte futur katër doza kanabisi. Droga ishte mbështjellë me letër alumini që të mos lagej nga salcat, por u pikas nga kontrolli në burg. Për pasojë, 65-vjeçari u vu në pranga.

Tentoi të fuste drogë në burgun e Rrogozhinës, arrestohet i
Droga e futur në burg

Njoftimi zyrtar: Është arrestuar sot në kushtet e flagrancës shtetasi I.Z i datëlindjes 07.02.1957, banor i Tiranës dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  Ai së bashku me dy familjarë të tjerë M.Z dhe A.K është paraqitur në IEVP Rrogozhinë për të takuar shtetasin M.Z që vuan dënimin në këtë institucion. Gjatë kontrollit të ushtruar në një enë plastike me keçap dhe një enë plastike me majonezë u konstatuan 4 mbështjellëse me letër alumini në formë cilindrike brenda të cilave gjendej bimë me ngjyrë jeshile dyshuar si lëndë narkotike “canabis sativa”.  Menjëherë kanë filluar veprimet e para proceduriale dhe bazuar në prova është kryer arrestimi i I.Z. 

burgu i rrogozhines

Sondazh

Poll