Aktualitet

Roma-Feynord, caktohet shpërblimi për 1000 policë, do marrin gjysmën e pagës

Vlera e shpërblimit është caktuar në masën e 1/2 se pagës.

17 Gusht 2022, 18:59 Nga F.M
Roma-Feynord, caktohet shpërblimi për 1000 policë, do marrin
Efektivët në ndeshjen Roma-Feynord

TIRANË- Rreth 1000 forca policie që ishin në terren për mbarëvajtjen e sigurisë në ndeshjen ndërkombëtare që u mbajt në Tiranë më 25 maj, Roma-Feynord, do të shpërblehen. EuroNews shkruan se 1000 efektivët që ishin planizuar ditën e ndeshjesh me shërbim do të marrin si shpërblim gjysmën e pagës së tyre.

Kjo gjë u ishte premtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, i cili falenderoi uniformat blu për shmangien e përplasjeve më të ashpra mes dy grupeve të tifozëve.

Pavarësisht se incidentet nuk munguan. Tifozët e dy ekipeve ishin ndarë nga ana e policisë në dy zona të veçanta të Tiranës, ata të Romës në ish-Bllok, ndërsa ata të Feyenoord pranë kalasë së Tiranës, por pati shumë përplasje. Në një episod, ata u konfliktuan dhe me efektivët. 

roma-feynord policia e shtetit

Sondazh

Poll