Aktualitet

100 metra larg Komisariatit të Policisë, grabitet argjendaria në Lezhë, pronari përplaset fizikisht me grabitësin

Grabitësi me skafandë në kokë ka hyrë në dyan dhe ka arritur të marre disa sende me vlerë. Pronari i biznesit është përpjekur ta ndalojë grabitësin por pa rezultat pasi ai ka arritur t'i shpëtojë nga duart dhe të largohet menjëherë me motor.

17 Gusht 2022, 20:22 Nga e.k
100 metra larg Komisariatit të Policisë, grabitet argjendaria në
Policia Lezhë

LEZHË- Dhe pse ndodhej 100 metra larg Komisariatit të Policisë një dyqan argjendarie ka rënë pre e një grabitjeje në Lezhë. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 20:45 në rrugën Luigj Gurakuqi. Grabitësi me skafandë në kokë ka hyrë në dyqan dhe ka arritur të marre disa sende me vlerë. Pronari i biznesit është përpjekur ta ndalojë grabitësin por pa rezultat pasi ai ka arritur t'i shpëtojë nga duart dhe të largohet menjëherë me motor.

Pronari i argjendarisë njoftoi menjëherë Policinë e cila mbërriti në vendngjarje por deri tani nuk ka mundur të identifikojë autorin. 

Ngjarja ndodhi në një orar që zona ka shumë lëvizje mjetesh dhe kalimtarësh dhe grabitësi me motor nuk është pikasur nga askush. 

lezhe policia e lezhes

Sondazh

Poll