Aktualitet

Protestë në Durrës, përfaqësuesit e muxhahedinëve mbyllin një stendë libri në Festivalin Veror

Protesta është mbajtur nga përfaqësuesit e kampit të muxhahedinëve të Manzës dhe stendës së hapur nga Gjergj Thanasi, i cili sipas tyre është mbështetës i pushtetit diktatorial në Iran.

17 Gusht 2022, 19:35 Nga I.A
Protestë në Durrës, përfaqësuesit e muxhahedinëve
Pamje nga protesta

DURRËS- Një protestë është mbajtur pasditen e sotme në Durrës në festivalin Veror të Librit. Protesta është mbajtur nga përfaqësuesit e kampit të muxhahedinëve të Manzës dhe stendës së hapur nga Gjergj Thanasi, i cili sipas tyre është mbështetës i pushtetit diktatorial në Iran.

Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara nga Fax News, protesta që u mbajt degradoi në përplasje fizike deri në momentin që stenda e ngritur në këtë festival u mbyll. Ndërkohë që në vendngjarje shkoi policia, të cilët bënë të mundur qetësimin e situatës dhe shoqërimin e disa personave të dhunshëm në komisariat.

 

proteste ne durres

Sondazh

Poll