Aktualitet

FOTO/ Vrasja në Sarandë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia vendos shiritin e krimit

Siç shihet nga fotot, policia ka rrethuar vendin ku ka ndodhur sherri mes dy personave për jë vend parkimi. 

17 Gusht 2022, 20:04 Nga I.A
FOTO/ Vrasja në Sarandë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia
Pamje nga vendngjarja

SARANDË- Pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, janë nga vendi ku ndodhi vrasja pasditen e sotme në Sarandë. Siç shihet nga fotot, policia ka rrethuar vendin ku ka ndodhur sherri mes dy personave Klodian Bakiaj dhe Xhanelo Tarja për një vend parkimi. 

Po ashtu është vendosur dhe shiriti i krimit, ndërkohë që grupi i hetimit po merret me zbardhjen e ngjarjes. 

Ngjarja ndodhi këtë pasdite në orën 18:30, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Pas një sherri të çastit, Tarja qëlloi me thikë Bakiajn. 41-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që tu mbijetonte plagëve të marra. 

vritet klodian bakiaj klodian bakiaj xhanelo tarja

Sondazh

Poll