Aktualitet

DETAJE/ Sherri nisi për parkimin, si u vra me thikë pas shpine pushuesi në Sarandë

Viktima është një pushues.

17 Gusht 2022, 19:25 Nga F.M
DETAJE/ Sherri nisi për parkimin, si u vra me thikë pas shpine
Policia e Sarandës

SARANDË- Dosja.al ka mësuar se sherri që çoi në vrasjen e një personi këtë mbrëmje në Sarandë ka nisur për një vend parkimi. Mësohet se viktima është një pushues. Këtë pasdite, pas orës 18:00, 41-vjeçari nga Tepelena parkoi makinën para restorantit ku Xhanelo Tarja punonte si kamerier.

Ky i fundit ka dalë dhe i ka kërkuar që të largojë mjetin, por Bakiaj e ka kundërshtuar. Më pas, kamerieri është futur restorant, ka marrë thikën dhe ka dalë sërish duke e qëlluar disa herë me thikë në kraharor 41-vjeçarin.

Bakiaj u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë. Tarja është shpallur në kërkim nga policia.ai është qëlluar me thikë pas shpine, pas sherrit të nisur.

policia e sarandes klodian bakiaj vritet klodian bakiaj

Sondazh

Poll