Aktualitet

DINAMIKA/ Viktima i parkoi makinën para restorantit, si e vrau me thikë kamerieri klientin në Sarandë

Kamerieri Xhanelo Tarja ka dalë dhe i ka kërkuar Bakiajt që ta largojë mjetin që aty.

17 Gusht 2022, 20:28 Nga F.M
DINAMIKA/ Viktima i parkoi makinën para restorantit, si e vrau me
Vendi ku u vra Klodian Bakiaj

SARANDË- Sherri për një vend parkimi ka shkaktuar një viktimë mbrëmjen e sotme. Klodian Bakiaj, 41 vjeç ka parkuar makinën para një restoranti në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës. Por, kamerieri Xhanelo Tarja ka dalë dhe i ka kërkuar Bakiajt që ta largojë mjetin që aty.

41-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka debatuar me kamerierin 24-vjeçar. Tarja është futur sërish brenda restorantit, ka marrë thikën, ka dalë dhe ka qëlluar disa herë me thikë Bakiajn. Ky i fundit ka rënë në tokë. Ai është dërguar në spital, por nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Xhanelo Tarja, banues në Laç është shpallur në kërkim nga policia.

xhanelo tarja klodian bakiaj vritet klodian bakiaj

Sondazh

Poll