Bota

Nesër takimi me Erdogan e Zelenksy, Antonio Guterres mbërrin në Ukrainë

Guterres do të jetë në Lviv të enjten për çështje dypalëshe dhe do të udhëtojë në Odesa të premten për të diskutuar marrëveshjen e grurit.

17 Gusht 2022, 17:41 Nga I.A
Nesër takimi me Erdogan e Zelenksy, Antonio Guterres mbërrin në
Antonio Guterres

UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres mbërriti në Lviv të mërkurën përpara takimeve të tij me liderët e Ukrainës dhe Turqisë, sipas zyrës së zëdhënëses së tij. CNN shkruan se Guterres do të jetë në Lviv të enjten për çështje dypalëshe dhe do të udhëtojë në Odesa të premten për të diskutuar marrëveshjen e grurit.

Sipas zëdhënëses Stéphane Dujarric, Guterres do të zhvillojë një takim trepalësh me liderët ukrainas dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar mbi punën e brendshme të marrëveshjes së grurit të Detit të Zi. Ai gjithashtu planifikon të mbajë një takim dypalësh me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në korrik, Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje të  ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia për të lejuar rifillimin e eksporteve jetike të grurit  nga portet ukrainase të Detit të Zi. Guterres do të udhëtojë për në Stamboll të shtunën.

antonio guterres stéphane dujarric volodymyr zelensky rexhep tajip erdogan okb

Sondazh

Poll