Bota

Turqia dhe Izraeli rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas 4 vitesh

Izraeli dhe Turqia tërhoqën në vitin 2018 ambasadorët pas vdekjes së 60 protestuesve palestinezë në Gaza.

17 Gusht 2022, 16:58 Nga e.k
Turqia dhe Izraeli rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas 4 vitesh
Flamuri i Turqisë dhe Izraelit

TURQI- Izraeli dhe Turqia kanë rivendosur plotësisht marrëdhëniet e tyre diplomatike, duke kthyer ambasadorët dhe konsujt në të dyja vendet pas përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit Yair Lapid.

"U vendos që të përmirësohet edhe një herë niveli i marrëdhënieve midis dy vendeve në atë të marrëdhënieve të plota diplomatike dhe të kthehen ambasadorët dhe konsujt e përgjithshëm," tha zyra e Lapid në një deklaratë pas një bisede midis kryeministrit dhe presidentit turk Tajip Erdogan.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha pas njoftimit të Izraelit se, pavarësisht rivendosjes së plotë të marrëdhënieve turko-izraelite, Turqia nuk do të braktisë kauzën palestineze.

Izraeli dhe Turqia tërhoqën në vitin 2018 ambasadorët pas vdekjes së 60 protestuesve palestinezë në Gaza.

turqi izrael

Sondazh

Poll