Bota

Kurti: Vendimi për reciproritetin, i ligjshëm! Serbia do të krijojë destabilitet në Kosovë

Kurti u shpreh se Serbia po kërcënon sigurinë e rajonit pasi kërkon destabilitet në Kosovë.

17 Gusht 2022, 17:21 Nga e.k

Kurti: Vendimi për reciproritetin, i ligjshëm! Serbia do të

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Gjatë fjalës së tij, Kurti foli dhe për reciproritetin që është dhe "molla e sherrit" që për pak sa nuk përfundoi në një konflik pas provokimeve të Serbisë në veri të Kosvës. Kurti u shpreh se Serbia po kërcënon sigurinë e rajonit pasi kërkon destabilitet në Kosovë.

Albin Kurti: Kemi marrë një vendim me 29 gusht që të gjithë automjetet që kanë targën 1990 që ishte viti i Millosheviçit tu vendoset mbishkrimi i Republikës së Kosovës. Tani pas katër vjetësh po zbatojmë atë që është diçka brenda kushtetutës. Ne mendojmë që është në favor të të gjithëve që të bëjmë çdo gjë legale dhe të ligjshme. Me anë të konvertimit të targave qytetarët serbë do paguajnë më pak taksa. Serbia po mundohet që të krijojë destabilitet në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg zhvilluan një takim në Bruksel një ditë para se të mbahet dhe dialogu Kosovë-Serbi i thërritur nga nga BE. Gjatë konferencës së përbashkët, Stoltenberg riipërsëriti se NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti dhe siguria në Kosovë, duke theksuar se prezenca më e madhe ushtarake jashtë NATO-s ndodhet në Kosovë. Nga ana e tij Kurti u shpreh se është i gatshëm të punojë për stabilitet por Serbia është ajo që po mundohet të krijojë konflikte dhe të nxisë destabilitetin e Kosovës.

albin kurti

Sondazh

Poll