Bota

Kaos në Paris, stuhia përmbyt kryeqytetin francez

Një stuhi e fuqishme shiu goditi kryeqytetin e Francës, Parisin duke përmbytur rrugët dhe stacionet e metrove të kryeqytetit.

17 Gusht 2022, 17:15 Nga s.s
Kaos në Paris, stuhia përmbyt kryeqytetin francez
Stuhi në Paris

FRANCË- Ditën e martë, një stuhi e fuqishme shiu goditi kryeqytetin e Francës, Parisin duke përmbytur rrugët dhe stacionet e metrove të kryeqytetit.

Sipas meteorologëve francez, reshjet e shiut që ranë për një orë tejkaluan reshjet e një muaji të zakonshëm.

Stacioni meteorologjik në Kullën Eifel regjistroi shpejtësi të erës deri në 104 km/orë. Teksa edhe niveli i lumit Seine ishte rritur me 35 cm për shkak të reshjeve

Autoritet kanë këshilluar njerëzit të shmangin daljet e panevojshme, ndërsa shërbimet franceze të motit thanë se pjesa më e madhe e Francës jugore mund të goditet sërish nga stuhitë më vonë këtë javë.

paris france reshje shiu

Sondazh

Poll