Bota

Komisioni Evropian këshilla qytetarëve për kursimin e energjisë: Ulni ngrohjen me 1°C

Von der Leyen tha se në kursimin e energjisë mund të arrihen “rezultate mbresëlënëse”, duke theksuar se “në të gjithë BE-në aplikohen mënyra inteligjente të kursimit të energjisë”.

17 Gusht 2022, 17:04 Nga s.s
Komisioni Evropian këshilla qytetarëve për kursimin e
Ursula von der Leyen

Kriza globale e energjisë nuk ka asnjë përmirësim jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj, ku së fundmi ka qenë kryetarja e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen e cila në një postim në Twitter shpërndau një pjesë të masave të propozuara nga Komisioni për vendet anëtare të BE-së, duke bërë thirrje për kursim.

Komisioni Evropian këshilla qytetarëve për kursimin e
Postimi i Ursula von der Leyen

Von der Leyen tha se në kursimin e energjisë mund të arrihen “rezultate mbresëlënëse”, duke theksuar se “në të gjithë BE-në aplikohen mënyra inteligjente të kursimit të energjisë”.

Ajo gjithashtu tha: “Për shembull, ne mbyllim ngrohjen dhe ftohjen në shumicën e ndërtesave 1 orë më herët se më parë, duke kursyer 3% të përdorimit vjetor të energjisë. Po mbyllim edhe disa ndërtesa për verën dhe po lehtësojmë punën në distancë. Ulni ngrohjen me 1°C”. Çmimet e energjisë në bursë kanë regjistruar një tjetër rekord, ku një megavat kushton mesatarisht rreth 554 euro, ndërsa sipas të dhënave të bursës në momentet pik të konsumit, çmimi do të arrijë deri në 747 euro për megavat.

Këto janë vlerat më të larta të çmimit të energjisë në bursë, të ndikuara nga thatësira, mungesa e prodhimit, si dhe nga lufta në Ukrainë, ku për shkak të reduktimit të gazit që shpërndan Rusia në Evropë është rritur më tej konsumi i energjisë. Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një mesazh sensibilizues ku edhe ajo bënte thirrje për kursimin e energjisë elektrike.

belinda balluku ursula von der leyen

Sondazh

Poll