Bota

Çfarë u diskutua/ Vuçiç ndan foto nga takimi me Stoltenberg: Serbia i qëndron marrëveshjeve! Duam stabilitet

Pas takimit presidenti serb ka ndarë dhe një album fotografik nga takimi me shefin e NATO-s në Bruksel ku në fokus të diskutimeve ishte situata e agravuar në veri të Kosovës. 

17 Gusht 2022, 16:18 Nga e.k
Çfarë u diskutua/ Vuçiç ndan foto nga takimi me
Aleksandër Vuçiç dhe Jens Stoltenberg

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi i Sekretarit të Prgjithshm të NATO-s, Jens SAtoltenberg me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Pas takimit presidenti serb ka ndarë dhe një album fotografik nga takimi me shefin e NATO-s në Bruksel ku në fokus të diskutimeve ishte situata e agravuar në veri të Kosovës. 

"Falenderoj Jens Stoltenberg që deshi të degjoj pozicionin e Serbisë. Paqja dhe stabiliteti janë vendimtare për Serbinë dhe ne do të bëjmë gjithçka për ruajtjen e tyre. Pozicioni i Serbisë është se ne do t’i përmbahemi ligjit ndërkombëtar, Kartës së OKB-së, Marrëveshjes së Brukselit dhe gjithçkaje të nënshkruar", shkruan Vuçiç në facebook.

Gjatë konferencës së përbashkët Vuçiç u shpreh se Serbia e respekton misionin e KFOR-it si dhe shpreson që të arrihet një kompromis për paqe e stabilitet dhe pse sipas tij i presin bisedime shumë të vështira.

"Roli i KFOR-it të cilin ne e respektojnë, është i rëndësishëm për ne, si dhe roli i NATO-s, të cilin ne po ashtu e respektojmë. Ne besojmë se gjithmonë do të jemi në gjendje të gjejmë mirëkuptimin e NATO-s për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Nuk më pëlqen t’ia hedh fajin askujt tjetër. Ne duam që të shmangim çdo mundësi për eskalim apo konflikt”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg hodhi akuza ndaj liderëve të Kosovës të cilët sipas tij nuk respektojnë marrëveshjet bilaterale. I pyetur në lidhje me futjen e trupave serbe në veri të Kosovës duke shkelur vijën administrative, ai u shpreh se kjo nuk ka ndodhur por tha se qeveria e Serbisë do të bëjë gjithçka duhet për të mbrojtur qytetarët e saj në veri.

aleksander vucic jens stoltenberg

Sondazh

Poll