Bota

VIDEO/ Treni përfshihet nga flakët në Spanjë, pasagjerët mbeten të bllokuar, lëndohen disa prej tyre

Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore është përfshirë nga zjarre, për shkak të temperaturave ekstremisht të larta.

17 Gusht 2022, 14:42 Nga e.k
VIDEO/ Treni përfshihet nga flakët në Spanjë,
Pamje nga vendi i ngjarjes

SPANJË- Dhjetë pasagjerë u lënduan teksa u përpoqën t’i shpëtonin një treni që u përfshi nga një zjarr i madh në veriperëndim të Valencias në Spanjën lindore.

Treni u përfshi nga flakët pranë Bejís, aty ku zjarret u rindezën nga erërat e forta.

Pasi flakët filluan të përhapeshin me shpejtësi, njerëzit filluan të dilnin me vrap, ndërsa zjarrfikësit të ndërhynin menjëherë.

Pavarësisht se shoferi i trenit u kërkoi pasagjerëve të ruanin qetësinë dhe të rrinin në bord, derisa të arrinte të kthehej mbrapsh jashtë rrezikut, shkruan BBC.

Nga 48 pasagjerë që ishin në bord, një pjesë e tyre u panikosën dhe nisën të vraponin e thyenin xhamat.

Disa nga ata që u larguan pësuan djegie, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë, midis tyre një e mitur. Askush që qëndroi në tren nuk u lëndua.

Brigada e zjarrfikësve të Castellón shpërndau video të zjarrfikësve që ikin nga flakët që të facorizuara dhe nga era kërcënonte jetën e tyre. 
"Vrapo Vrapo!", dëgjohen të bërtasin zjarrfiksit ndërkohë që flakët e mëdha i rrethojnë.

Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore është përfshirë nga zjarre, për shkak të temperaturave ekstremisht të larta. Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit kanë shkaktuar valë të nxehta më të shpeshta dhe më intensive. Spanja është përballur me rreth 400 zjarre gjatë vitit 2022 dhe ka më shumë se 275,836 hektarë të djegur, sipas vlerësimeve të BE-së.

spanje

Sondazh

Poll