Bota

Stoltenberg ia thotë në sy Vuçiç-it: Nëse situata në Kosovë përshkallëzohet, do ndërhyjmë!

Shefi i NATO-s u shpreh se aleanca ushtarake e NATO-s është e gatshme të ndërhyjë në çdo moment nëse rrezikohet stabiliteti dhe siguria në Kosovë.

17 Gusht 2022, 16:03 Nga e.k

Stoltenberg ia thotë në sy Vuçiç-it: Nëse situata

BRUKSEL- Ka përfunduar takimi i Sekretarit t Prgjithshm t NATO-s, Jens SAtoltenberg me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Shefi i NATO-s u shpreh se aleanca ushtarake e NATO-s është e gatshme të ndërhyjë në çdo moment nëse rrezikohet stabiliteti dhe siguria në Kosovë. Ai u tregua mjaft i qartë në konferencën me presidentin serb Aleksandër Vuçiç teksa i kujtoj se aleanca është e gatshme të bëjë më shumë nëse siguria në rajon cënohet.

Ai vuri theksin tek dialogu si e vetmja zgjidhje.

“Prania jonë ushtarake në Kosovë ndihmon për të stabilizuar dhe për të ndaluar përshkallëzimin e situatës apo përplasjen. Ne kemi qenë në kontakt me autoritetet në Beograd por edhe në Prishtinë, kemi mbajtur kanalet e hapura të komunikimit. Jemi gati të reagojmë nëse do kemi situata problematike. Nëse do duhet ne do ti lëvizim këto trupa që kemi në Kosovë për ti çuar në zona problematike. Jemi gati të bëjmë më shumë nëse do të jetë e nevojshme. Ne kemi si qëllim që të ulim tensionet”, tha Stoltenberg.

"Përgjegjësia jonë është që të jemi neutral, siguria është pjesa kryesore e misionit tonë, siguria për të gjithë, të lehtësojmë edhe dialogun politik mesa palëve. Qëllimi i KFOR është kjo, të jetë aktor neutral dhe të sigurojë paqe dhe stabilitet", vijoi ai.

jens stoltenberg

Sondazh

Poll