Bota

Vajza 10-vjeçare bëhet modelja transgjinore më e vogël që sfilon në Javën e Modës në New York

Noella bëri daljen e saj në sfilatën për Mel Atkinson, i cili është stilisti i kompanisë Trans Clothing.

17 Gusht 2022, 14:36 Nga A.B
Vajza 10-vjeçare bëhet modelja transgjinore më e vogël
Noella

SHBA- 10-vjeçarja Noella McMaher tashmë po bën realitet ëndrrat e saj. Ajo është bërë modelja trans më e vogël në moshë që ka sfiluar në pasarelë në Javën e Modës në New York.

Noella bëri daljen e saj në sfilatën për Mel Atkinson, i cili është stilisti i kompanisë Trans Clothing.

Ndihem mirë që tashmë po i frymëzoj fëmijët trans të jenë vetvetja”, tha 10-vjeçarja.

Vajza 10-vjeçare bëhet modelja transgjinore më e vogël

Prindërit e Noella-s thanë se janë jashtëzakonisht krenarë për vajzën e tyre, e cila po frymëzon të tjerët. Noella u përshkrua si një vogëlushe që refuzonte të vishte rrobat që prindërit e saj u përpoqën t’i vishnin. Por gjithçka ndryshoi për të kur Noella hyri në terapi në moshën 4-vjeçare dhe tha se ishte vajzë.

Vajza 10-vjeçare bëhet modelja transgjinore më e vogël

Prindërit e Noella mendojnë se ajo është shumë e vogël për të filluar tranzicionin mjekësor, por po e mbështesin atë në tranzicionin social dhe ndërkohë po eksplorojnë identitetin e saj.

Nëna e 10-vjeçares tha se Noella ishte shumë e pakënaqur duke u perceptuar si djalë. Ajo tregon se Noelle nuk pranonte të vishte rroba djemsh dhe urrente çdo gjë mashkullore./Out.com

Vajza 10-vjeçare bëhet modelja transgjinore më e vogël

noella trans

Sondazh

Poll