Bota

Kurti në Bruksel, pritet të takohet me Gabriel Escobar

Takimi Escobar-Kurti pritet të ndodhë para takimit me Jens Stoltenberg, që ishte paralajmëruar ditë më parë.

17 Gusht 2022, 12:52 Nga A.B
Kurti në Bruksel, pritet të takohet me Gabriel Escobar
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Bruksel, ndërkohë që para takimit me shefin e NATO-s, ai pritet të ketë një takim me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Takimi Escobar-Kurti pritet të ndodhë para takimit me Jens Stoltenberg, që ishte paralajmëruar ditë më parë.

Kurti ka zhvilluar biseda telefonike me këshilltarin Derek Chollet nga DASH-i si dhe me të dërguarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach. Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç para takimeve në Bruksel ka takuar ambasadorët e Kinës dhe Rusisë.

albin kurti gabiel escobar

Sondazh

Poll