Aktualitet

Sot u nis të kryente vrasje, si i shpëtoi burgut Sherrniku: Natën që u vra Prela kisha ditëlindjen

Sipas Sherrnikut, natën e vrasjes, 5 dhjetor, ai ka pasur ditëlindjen dhe ka qenë në banesë së bashku me të afërmit e tij. Këtë alibi ia ka mbështetur publikisht edhe vjehrri i tij, Astrit Gjoka.

17 Gusht 2022, 14:06 Nga F.M
Sot u nis të kryente vrasje, si i shpëtoi burgut Sherrniku: Natën
Nikoll Sherrniku

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Nikoll Sherrniku, 28-vjeçari që u vu në pranga sot pasi bashkë me 34-vjeçaren Flutura Berisha ishte nisur të kryente një vrasje në Shëngjin. Më herët, ai është akuzuar si një prej autorëve të vrasjes së efektivit të Policisë, Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur para dy viteve. Dosja.al ka raportuar se pak kohë pasi u shpall në kërkim, se Sherrniku ka shkuar vetë dhe është dorëzuar në Polici që më 19 dhjetor, për të sqaruar gjithë ngjarjen duke nxjerrë edhe alibitë e tij. Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, duke thënë se atë natë ka qenë në banesën e tij si dhe nuk ka fare njohje me personin tjetër të shpallur në kërkim, Brilant Martinaj (i vrarë në korrik të këtij viti).

Sipas Sherrnikut, natën e vrasjes, 5 dhjetor, ai ka pasur ditëlindjen dhe ka qenë në banesë së bashku me të afërmit e tij. Këtë alibi ia ka mbështetur publikisht edhe vjehrri i tij, Astrit Gjoka. Duke i qëndruar të njëjtit argumenti, Sherrniku arriti të linte qelinë e të vendosej nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.  Ndërkohë Dosja.al raportoi në atë kohë se për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela, është shpallur në kërkim një person i tretë që dyshohet të jetë personi që ka qëlluar në drejtim të Prelës.

Natën që ka ndodhur vrasja, Prela është ‘përplasur’ me drita makinash me një mjet fuoristradë ku udhëtonte i paidentifikuari dhe është ofenduar nga ky i fundit. Efektivi i FNSH-së ka ecur disa metra, pas është kthyer mbrapsht dhe i është vënë pas mjetit në fjalë, ka ulur xhamin e djathtë të makinës dhe me armën e shërbimit në dorë ka kërkuar llogari nga personi që kishte përballë. Sherri ka agravuar në përdorimin e armës edhe nga personi që ende nuk i dihet identeti, i cili e ka qëlluar tre herë Prelën, nga ana e djathtë, duke bërë që plumbi t’i shkojë në zemër e t’i marrë jetën. E ndërsa efektivi nuk ka arritur ta përdorë dot armën e tij, e cila është gjetur poshtë sediljes së pasagjerit të mjetit të tij “Wolkswagen Passat”.

Sot, Sherrniku u arrestua sërish. Ai së bashku me të renë e identifikuar si Flutura Berisha, 34 vjeçe. Dyshja po udhëtonin në një automjet të blinduar të llojit ‘Toyota’ me xhama të zinj në momentin që u arrestuan, pranë Shëngjinit, ku mendohet se kishin shkuar të kryenin një atentat. E reja është munduar të fshehë kallashnikovin në momentin që është ndaluar nga policia, por nuk ia ka dalë dot. Në çantën e dorës së Berishës janë gjetur edhe dy radiomarrëse si ato të Policisë së Shtetit. Bashkë me ta ishte dhe një i mitur, vetëm 15 vjeç. Gjithsesi, nuk dihet ende se kush ka qenë shënjestra e këtij atentati. Pritet të zbardhen dëshmitë e të arrestuarve mbi qëllimin e rrugëtimit të tyre.

nikoll sherrniku flutura berisha xhulio prela parandalohet atentati ne shengjin

Sondazh

Poll