U rekrutua nga ISIS/ Floresha Rasha bashkëpunon me SPAK, tregon rrugëtimin drejt Sirisë
Ajo tashmë është dërguar në një bazë sekrete, aty ku do të tregojë rrugëtimin drejt Sirisë.
TIRANË- Floresha Rasha e cila u riatdhesua nga Siria pas 7 vitesh, ka pranuar të bashkëpunojë me Prokurorinë e Posçme SPAK për të zbuluar se si kryhej rekrutimi i shtetasve shqiptarë për t’u bashkuar me ISIS.
Ajo tashmë është dërguar në një bazë sekrete, aty ku do të tregojë rrugëtimin drejt Sirisë. Sipas Klodiana Lalës, ajo ka thënë për hetuesit e SPAK se shkoi në Siri pasi e bindi Genci Balla.
Më 27 tetor të 2020-ës Floresha dhe 3 fëmijët e saj u riatdhesuan në Shqipëri. Për shkak të gjendjes shëndetësore, Floresha u mor me barrelë. Ajo është marrë disa herë në pyetje, ndërsa është hetuar nëse ka qenë e përfshirë për 7 vite në Al-Hol në akte terrori apo jo.
KUSH ËSHTË FLORESHA RASHA?
Floresha Rasha është gruaja e parë shqiptare që u nxorr nga kampi Al-Hol në Siri dhe bashkë më tre fëmijët e saj, u rikthyen në Shqipëri. Ajo është e veja e Diamant Rashës, e cila ndodhej në Siri që prej vitit 2014, vit në të cilin i shoqi iu vra në luftë. Floresha ishte e martuar me Diamant Rashën, i cili në Shqipëri punonte si shpërndarës picash, por kur shkoi në Siri, u njoh me emrin “Ebu Amar”.
Diamant Rasha u kthye në luftëtar për ngritjen e Shtetit Islamik, dhe në vitin 2014, u ekzekutua me snajper. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Floresha Rasha kërkoi të kthehej në Shqipëri, po xhihadistët e bllokuan bashkë me fëmijët.
Diamant Rasha (Alias – Ebu Amar) ishte i biri i Shaban dhe i Xhemile, i datëlindjes 24.08.1980, lindur në Sllovë, Dibër e banues në Rruga “Ferit Xhajko” (Rr. Pal Hasa), Tiranë, me gjendje civile i martuar me fëmijë. Diamanti kishte frekuentuar xhaminë tek Unaza e Re në Tiranë ku ishte imam Genci Balla.
Diamanti jetonte me shpresën se një ditë, pas mbarimit të luftës, do të jetonte në Siri. Ai mendonte se aty duhet të jetonte çdo njeri që ishte i fesë islame. Sipas Diamantit, në Sham (Siri) do të shfaqen për herë të parë dhe shenjat e mëdha të kijametit (shkatërrimi përfundimtar i botës), në Sham do të zbresë imamë Mehdiu, do të shihet me sy të lirë dalja e Dexhallit (krijesë e mbinatyrshme) që përkon me fundin e jetës në tokë. Kështu, duke besuar fort në këtë bindje, Diamanti u nis më 16.01.2013 nga Tirana në Stamboll, Turqi për të vijuar më pas, me rrugën për në Siri.
Por, ëndrrën, nuk e realizoi dot pasi një vit më vonë, Diamanti u vra në luftë.
Sondazh
Falsifikoi materialet zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet në Qafë-Thanë numëruesi i votave
Qafe Thane ELBASAN- Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim si ish-numërues i votav...
Pelegrinazhi në “Malin e Tomorrit”, policia e Beratit merr masa: Në terren janë 185 efektivë
Pelegrinazhi BERAT- Pak para nisjes së pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, policia e Beratit ka marrë masa për qarkullimin normal t...
Të mitur që bëhen kriminelë! Në 7 muaj mbi 1 mijë të dyshuar, 6 u 'shtynë' nga të rriturit
Foto Ilustruese TIRANË- Çdo vit e më shumë të miturit po përfshihen në krime. Për periudhën janar-korrik t&e...
DETAJI/ U gjet tek Çapjat, ‘Alfa Romeo’ do përdorej në vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, planin e rrëfeu Dumani
Nuredin Dumani dhe Sokol Sanxhaktari TIRANË- Makina e gjetur në servisin në pronësi të babait të Florenc Çapjas, Fejzu...
Aksident në Qafë Thanë, makina del nga rruga, përplaset me bordurën
Aksident ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Qafë Thanës. Një makinë ka dalë nga rruga d...
Vodhi 10 mijë euro në shtëpinë e një gruaje, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan
ELBASAN- Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banes&eu...
I vodhi varësen djalit të tij, burri në Vorë godet me grushta autorin, dëmton edhe mjetin e parkuar
Policia Tirane TIRANË- Një person është vënë në pranga në kryeqytet ndërsa një tjetër është...
'Florenc Çapja është kthyer nga Dubai', informacioni i marrë i çoi në servisin e të atit
Florenc Çapja TIRANË- Florenc Çapja dyshohet të ketë ardhur nga Duabi në Shqipëri. Ky informacion për kthimin n...
Ndihmoi djalin? Aksioni në Elbasan, shpallet në kërkim i ati i Florenc Çapjas
Florenc Çapja ELBASAN- Babai i Florenc Çapjas, Fejzullah Çapjas është shpallur në kërkim nga policia e shtetit.&nb...
Aksion në Elbasan/ Policia futet në servis, gjen targa e mjet të vjedhur, pronari shpallet në kërkim
ELBASAN- Policia ka shpallur në kërkim Fejzullah Çapjën, babain e Florenc Çapjas. Në servisin e 64-vjeçarit ësht...
