Aktualitet

DETAJE/ Sherrniku e Berisha ishin në “Toyota”-n e blinduar kur u ndaluan nga policia, në mjet kishin dhe një të mitur

E reja është munduar të fshehë kallashnikovin në momentin që është ndaluar nga policia, por nuk ia ka dalë dot.

17 Gusht 2022, 13:11 Nga F.M
DETAJE/ Sherrniku e Berisha ishin në “Toyota”-n e blinduar kur
"Toyota" e blinduar, radiot e kallashi

LEZHË- Makina me të cilën po udhëtonin Nikoll Sherrniku dhe Flutura Berisha, të cilët u arrestuan këtë mesditë në Shëngjin, ishte e blinduar. Bëhet fjalë për një mjet të llojit “Toyota”, targat e të cilit nuk duken në foton e publikuar nga policia. Në çantën e dorës së Berishës janë gjetur edhe dy radiomarrëse si ato të Policisë së Shtetit.

E reja është munduar të fshehë kallashnikovin në momentin që është ndaluar nga policia, por nuk ia ka dalë dot. 28-vjeçari dhe 34-vjeçarja janë vënë në pranga dhe dyshohet se ishin nisur për të kryer një vrasje. Bashkë me ta ishte dhe një i mitur, vetëm 15 vjeç.

Sherrniku ishte lënë në ‘arrest shtëpie’. Ai është vënë në pranga më herët, pasi është akuzuar se ka marrë pjesë në vrasjen e efektivit Xhulio Prela, por më vonë u lirua nga qelia dhe u la në ‘arrest shtëpie’.

flutura berisha nikoll sherrniku parandalohet atentati ne shengjin

Sondazh

Poll