Aktualitet

Falsifikoi materialet zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet në Qafë-Thanë numëruesi i votave

35-vjeçari me inicialet E. Z., banues në Rrajcë të Librazhdit akuzohet se ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit

17 Gusht 2022, 12:02 Nga A.B
Falsifikoi materialet zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet
Qafe Thane

ELBASAN- Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim si ish-numërues i votave në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. 35-vjeçari me inicialet E. Z., banues në Rrajcë të Librazhdit akuzohet se ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

NJOFTIMI I POLICISE

Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, kapet në PKK Qafë Thanë dhe vihet në pranga 35-vjeçari (numërues votash), i shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:

-E. Z., 35 vjeç, banues në Rrajcë, Librazhd. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

arrestim ne qafe thane

Sondazh

Poll