Aktualitet

Vodhi 10 mijë euro në shtëpinë e një gruaje, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

I riu, banues në Elbasan, do të hetohet për veprën penale “Vjedhja”.

17 Gusht 2022, 10:59 Nga A.B

Vodhi 10 mijë euro në shtëpinë e një gruaje, arrestohet

ELBASAN- Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banesën e një gruaje. I riu, banues në Elbasan, do të hetohet për veprën penale “Vjedhja”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Elbasan, operacioni policor i koduar “Thousands”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vodhi në kohë të ndryshme, shumën prej 10 000 eurosh, në banesën e një shtetaseje, shërbimet e Policisë identifikojnë dhe arrestojnë në flagrancë 18-vjeçarin. Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të pronës dhe pasurisë, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të atyre të ndodhura më parë, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Thousands”.

Si rezultat i këtij operacioni, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: -A. Z., 18 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas në periudha të ndryshme kohore, dyshohet se ka vjedhur shuma parash, me vlerë totale 10 000 euro, në banesën e një shtetaseje.

arrestim ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll