Aktualitet

I vodhi varësen djalit të tij, burri në Vorë godet me grushta autorin, dëmton edhe mjetin e parkuar

Policia informon se 27-vjeçari me inicialet J.C i ka marrë varësen me dhunë një personi në Vorë.

17 Gusht 2022, 10:29 Nga A.B
I vodhi varësen djalit të tij, burri në Vorë godet me
Policia Tirane

TIRANË- Një person është vënë në pranga në kryeqytet ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Bëhet fjalë për një rast vjedhje. Policia informon se 27-vjeçari me inicialet J.C i ka marrë varësen me dhunë një personi në Vorë. Babai i personit që ra pre e vjedhjes ka goditur autorin madje dëmtoi edhe një prej mjeteve që ishte i parkuar aty afër. Policia ka marrë masa për autorin dhe personin që e dhunoi.

NJOFTIMI I POLICISË:

I vodhi me dhunë varësen një shtetasi, vihet në pranga 27-vjeçari. Në lidhje me ngjarjen, procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ndaluan me iniciativë shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", pasi dyshohet se i ka vjedhur me dhunë varësen, nga qafa, shtetasit O. S. Në vijim, shtetasi A. S. (babai i O. S.), me vetëgjyqësi, ka goditur me grushte 27-vjeçarin, si dhe ka dëmtuar nga pakujdesia, automjetin e parkuar të një shtetasi tjetër. Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. S., 47 vjeç, banues në Vorë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

vjedhje ne tirane tirane

Sondazh

Poll