Aktualitet

Bashkëpunon me SPAK, “zbërthehet” Floresha Rasha: U martova me kryeterroristin e ISIS

Dëshmitë e saj konsiderohen si pikë kyçe për hetimet e SPAK, për të zbardhur mënyrën se si rekrutohen dhe dërgohen shqiptarët drejt Sirisë

17 Gusht 2022, 13:31 Nga A.B
Bashkëpunon me SPAK, “zbërthehet” Floresha Rasha: U
Floresha Rasha

TIRANË- Floresha Rasha ka vendosur që të flasë dhe të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare. Dëshmitë e saj konsiderohen si pikë kyçe për hetimet e SPAK, për të zbardhur mënyrën se si rekrutohen dhe dërgohen shqiptarët drejt Sirisë, ku i bashkohen luftëtarëve të ISIS.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e Rashës, e cila ka treguar sesi mbërriti në Siri e deri te martesa me atë që quhej kryeterroristi i ISIS. 

6 muaj pasi Diamanti shkoi në Siri, mu lut të shkoja dhe unë me fëmijët atje. Më bindi Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së re. (qëndron në burg”. Udhëtova nga Prishtina bashkë me dy fëmijët, vajën dhe djalin e mitur. 6 muaj pasi shkova atje, u vra birri im i parë me të cilin kisha një vajzë dhe një djalë. Më pas vendosa të martohem prapë, me Lavdrim Muhaxherin, (i njohur si një nga kryeterroristët). Pas 3 viteve martesë solla 2 fëmijë, një prej të cilëve ndërroi jetë dhe vajza ka mbijetuar. Muhaxheri u vra nga një sulm ajror. U detyrova të martohem me një luftëtar në Siri me origjinë nga Irani. Bëra një fëmijë. Shumë shqiptarë erdhën në kamp. Shkonim pranë kampit të ISIS dhe merrnim atje 50 dollarë për frymë dhe me ato para mbijetonim. Kur ndodhi edhe beteja e fundit kur do të transferoheshim në kampin Al-Hol, mu vra dhe vajza që kishte me Diamant Rashën.”, mësohet të jetë shprehur Floresha Rasha.

floresha rasha

Sondazh

Poll