Aktualitet

'Florenc Çapja është kthyer nga Dubai', informacioni i marrë i çoi në servisin e të atit

Brenda servisit u gjet një makinë e llojit "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019.

17 Gusht 2022, 10:24 Nga F.M
'Florenc Çapja është kthyer nga Dubai', informacioni
Florenc Çapja

TIRANË- Florenc Çapja dyshohet të ketë ardhur nga Duabi në Shqipëri. Ky informacion për kthimin në atdhe të një prej më të shumëkërkuarve në Shqipëri ka bërë që Policia e Shtetit të ushtronte kontrolle në këtë gjitha pronat e familjes. Një prej tyre që është kontrolluar ka qenë edhe servisi i Fejzullah Çapjas, babait të Florencit.

Brenda servisit u gjet një makinë e llojit "Alfa Romeo", pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill 2019. Në mjet u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29 qershor 2020, një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Fejzullah Çapja u shpall në kërkim. Ai akuzohet për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", pasi dyshohet se po përgatitej për kryerjen e një vrasjeje.

florenc capja fejzullah capja shpallet ne kerkim fejzullah capja

Sondazh

Poll