Aksion në Elbasan/ Policia futet në servis, gjen targa e mjet të vjedhur, pronari shpallet në kërkim
Në servisin e 64-vjeçarit është gjetur mjeti tip “Alfa Romeo”, i cili rezulton se ishte vjedhur në Kavajë.

ELBASAN- Policia ka shpallur në kërkim Fejzullah Çapjën, babain e Florenc Çapjas. Në servisin e 64-vjeçarit është gjetur mjeti tip “Alfa Romeo”, i cili rezulton se ishte vjedhur në Kavajë, më datë 18 prill të vitit 2019. Brenda mjetit u gjetën edhe 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular. Në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, Çapjas për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore të atyre të ndodhura më parë. Sekuestrohen një automjet i vjedhur, 2 targa të vjedhura, fishekë luftarakë dhe një kapele si e Policisë. Shpallet në kërkim pronari i servisit ku u gjetën automjeti, targat e vjedhura dhe fishekët luftarakë. Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, dokumentimin e veprimtarisë së grupeve kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Elbasan ushtruan kontroll në lagjen Emin Matraxhiu, në servisin në pronësi të shtetasit F. Ç, 64 vjeç, me qëllim kapjen e personit të kërkuar F. Ç. (djali i 64-vjeçarit) Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e babait të shtetasit të kërkuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18.04.2019. Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular.
Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit. Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit F. Ç., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e 64-vjeçarit. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe SPAK, vijon puna për dokumentimin e veprave penale të grupeve kriminale.
Sondazh
Përkujtohet sot 73 vjetori i masakrës së Qafë Valmirit
MIRDITË- Ditën e sotme do zhvillohet në Mirditë përkujtimore për 73 vjetorin e masakres së "14 Martirëve të Demok...
Tentohet 2 herë! I vihet zjarri makinës së emigrantit shqiptar në Greqi, dyshimet e policisë
Policia greke GREQI- Makina e një 40-vjeçari shqiptar në Patisia ka rënë pre e një sulmi zjarrvënës. Ngjarje...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 17 gusht 2022
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë futjen e telefona...
“Instagram” në qeli! Hetohen në burg vëllezërit Çala, kishin numra e celularë, flisnin greqisht
Burg TIRANË- Prokuroria i ka dorëzuar dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala si të pandehur në gjykatën e kryeq...
Temperatura përvëluese/ Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, parashikimi i motit
Moti TIRANË- Vendi ynë do të futet sot gradualisht në periferi të valëve të nxehtit afrikan me epiqendër në br...
VIDEO/ Po i arrestonin të dashurin, e reja përplaset fizikisht me efektivët në Vlorë
Pamje nga ngjarja VLORË- Një incident ka ndodhur pasditen e sotme në Lungomare rë Vlorës, ku është arrestuar një pe...
Aksident në Vlorë, përplasen dy makina, rapotohen për të plagosur
Aksident VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Mësohet se dy makina janë përplasur me nj&e...
VIDEO/ Goditet nga rrufeja shtëpia në Dimal, shkrumbohet brenda minutave
Banesa DIMAL- Një banesë dy katëshe është djegur në fshatin Drenovicë në Dimal. Banesa është pë...
Bilanci i COVID-19/ Dy humbje jete dhe 712 raste pozitive në 24 orë
Spitali Infektiv TIRANË- Bilanci i COVID-19 në vendin tonë mori sërish një kthesë ditën e sotme pas ukjes së rastev...
Bie nga shkallët e Kuzum Baba-së, humb jetën një 40-vjeçar në Vlorë
Kuzum Baba VLORË- Një 40-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë. Mësohet se 40-vjeçari është rrëzuar ak...
