Politike

Begaj në Kosovë, Presidenca: U zhvilluan takime me drejtues të opozitës shqiptare dhe partitë minoritare

Begaj nënvizoi se mbështet plotësisht të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në.

16 Gusht 2022, 12:22 Nga A.B
Begaj në Kosovë, Presidenca: U zhvilluan takime me drejtues të
Bajram Begaj

KOSOVË- Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Presidenti, Bajram Begaj është takuar në selinë e Kuvendit, me drejtues të opozitës parlamentare shqiptare dhe përfaqësues të partive minoritare.

Begaj nënvizoi se mbështet plotësisht të drejtën legjitime të Kosovës për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me ShBA-në dhe BE-në. Sipas tij dialogu me Serbinë është e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm.  

Kreu i shtetit nënvizoi si shumë të rëndësishëm dialogun dhe qëndrimin e përbashkët mes të gjithë faktorëve politikë në Kosovë për sfidat madhore me të cilat përballet vendi.

Drejtuesit e partive opozitare vlerësuan mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e Kosovës sikundër edhe vendimin e një dite më parë për furnizimin me energji elektrike.

bajram begaj bajram begaj ne kosove

Sondazh

Poll