Politike

Partia e Lirisë, Shehaj: Qeveria ka marrë me miliona lekë kredi, garanci lë paratë e shqiptarëve

Në një dalje për mediat, deputeti Petrit Vasili dhe Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit Brisida Shehaj renditën disa abuzime për inceneratorin e Fierit.

16 Gusht 2022, 12:01 Nga A.B
Partia e Lirisë, Shehaj: Qeveria ka marrë me miliona lekë kredi,
Brisilda Shehj

TIRANË- Partia e Lirisë ka bërë publike ditën e sotme denoncime të tjera për inceneratorët. Në një dalje për mediat, deputeti Petrit Vasili dhe Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit Brisida Shehaj renditën disa abuzime për inceneratorin e Fierit.

'Për inceneratorin e Fierit, bëhet fjalë për 3 komponent. Qeveria ka marrë me miliona lekë kredi, garanci janë vënë paratë e shqiptarëve. Bëhet fjalë për 3 komponent, kredimarrja e para. Nisim me kredinë e parë. Në 15 nëntor të 2016-ës, kompania pasi ka firmosur kontratën merr kredi në verës 2.2 mld dollarë. Ajo që e bënë edhe më të rëndë faktin, është se dorëzantit për këtë kredi, dorëzani është dhe kompania Albtec. Është e qartë se si këto kompani janë palë të lidhura dhe në këto kotrata vazhdon njësoj. Barra bie te shqiptarët. Kontratë kredie tjetër. Në vitin 2020 ku kanë marrë kredi duke u bazuar te VKM për COVID-in, për pagat e punonjësve. Në shtator 2020 kompania vendos të përfitojë sërish nga riskedulimi për paratë nga COVID. Përfitojnë nga urdhri i kryeministrit dhe i guvernatorit të BSH. Pika tre është miratimi për marrjen e e një kredie në shumë 3 mln dollarë me afat 3 vjeçar për rimëkëmbjen e aktivitetit.”, tha Shehaj.

partia e lirise

Sondazh

Poll