Politike

Propozimi i Ballës, Boçi: S’je askush për të diskutuar praninë e Berishës në Kuvend

Boçi shkruan se Balla nuk është askush që të vërë në diskutim pjesëmarrjen e Sali Berishës në Kuvend, të cilin e konsideron si njeriun që rrëzoi kandidaturën.

15 Gusht 2022, 23:38 Nga F.M
Propozimi i Ballës, Boçi: S’je askush për të
Luçiano Boçi

TIRANË- Luçiano Boçi ka reaguar pasi Taulant Balla deklaroi sot se Kuvendi do të adresojë çështjen e pjesëmarrjes në seancat Parlamentare të Sali Berishës, që sipas tij janë të papranueshme pasi ai është shpallur non-grata. Në një postim në Facebook, Boçi shkruan se Balla nuk është askush që të vërë në diskutim pjesëmarrjen e Sali Berishës në Kuvend, të cilin e konsideron si njeriun që rrëzoi kandidaturën.

“Ish-Sekretari i përgjithshëm i partisë ish-komuniste dhe ish-punës, partisë së miqësisë së pathyeshme jugosllavo-sovjetike-kineze, sot socialiste, “këngëtari” i palodhur, na paraqitet sot i shqetësuar për praninë në parlament të Sali Berishës, shembësit të diktaturës Hoxhiste dhe shpurës së tij,  iniciatorit e firmosësit të rivendosjes së marrëdhenieve me SHBA e BE, të rrugës për në BE, të hyrjes së Shqipërisë në NATO, etj. Sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë ish-komuniste e ish e punës, Presidiumi i Kuvendit popullor të Shqipërisë (tani Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë) që firmoste varjen e poetëve para viteve ‘90,  do na ndërmarrka iniciativa për dënimin e atij që luajti rolin kryesor në rrëzimin e diktaturës të etërve. Bijtë duan revansh… nga frika e shtatorit! Por kush mbjell erën, do korrë fortunën-thotë populli!- shkruan Boçi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi sot se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon do të adresojë situatën se si Berisha, një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të marrë pjesë në Kuvend. Sipas tij, kjo gjë është e papranueshme.

luciano boci taulant balla sali berisha

Sondazh

Poll