Politike

(DOKUMENTI) Teatri i ri i Kukullave/ Ministria e Kulturës hap tenderin 8.8 milion euro, do ndërtohet qendra e re multi-funksionale

Tenderi ka vlerën e 8.8 milion eurove dhe të gjitha kompanitë duhet të dorëzojnë ofertat e tyre deri në 15 shtator të këtij viti. Në dokumente thuhet se afati për zbatimin e kontratës pas nënshkrimit të saj është 24 muaj.

15 Gusht 2022, 21:55 Nga e.k

 

(DOKUMENTI) Teatri i ri i Kukullave/ Ministria e Kulturës hap tenderin 8.8
Projekti 3D i qëndres multifunksionale

TIRANË- Ministria e Kulturës ka hapur tenderin për ndërtimin e qendrës së re multi-funksionale e cila do të ndërtohet krah Teatrit të ri të Kukullave.

Tenderi ka vlerën e 8.8 milion eurove dhe të gjitha kompanitë duhet të dorëzojnë ofertat e tyre deri në 15 shtator të këtij viti. Në dokumente thuhet se afati për zbatimin e kontratës pas nënshkrimit të saj është 24 muaj.

"Ministria e Kulturës do të investojë në ndërtimin e një objekti/qendre të re multifunksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet, pranë qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave. Detyra e Projektimit konsiston në ndërtim nga fillimi të objektit të ri për Qendrën Kombëtare të kulturës për Fëmijë dhe Teatrin e Kukullave i cili do të strehojë në një ndërtesë të vetme, të re, të dy institucionet që deri sot funksionojnë në dy godina të veçanta”, thuhet në dokumentet e tenderit.

Projekti konsiston në ndërtimin e një teatri të ri në Tiranë i cili, do të ketë 8 kate mbi tokë dhe një kat nën tokë, me një sipërfaqe prej 8000 metër katrorë mbi tokë dhe 1000 metër katrorë nëntokë, ku struktura e godinës do të jetë betonarme dhe me sistem antisizmik për t'u mbrojtur nga tërmetet.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se shkak për këtë investim është bërë kapaciteti  pamjaftueshëm për të zhvilluar shfaqje dhe për të ofruar shërbimet kulturore të nevojshme për qytetarët. Aktualisht këto dy godina ndodhën në distanca të largëta nga njëra-tjetra, pasi Teatri i Kukullave është pranë Sheshit Skënderbej, ndërkohë që Qendra Kombëtare e Fëmijëve ndodhet në Kinostudio. 

ministria e kulturës

Sondazh

Poll