Sport

Ronaldo "mbetet në derë", ja 8 klubet e mëdha europiane që refuzojnë "CR7"-n

Janë plot 8 klube të njohura europiane që i kanë thënë “JO” përfaqësuesit portugez, i cili mungoi në fazën përgatitore të “Djajve të Kuq” në Azi dhe në Australi për shkaqe personale.

16 Gusht 2022, 14:40 Nga DOSJA
Ronaldo "mbetet në derë", ja 8 klubet e mëdha europiane

ANGLI - Cristiano Ronaldo është më i interesuar se kurrë për t’u larguar nga Manchester United dhe tashmë ai po shihet si problemi kryesorë i skuadrës së Premier League.

Ylli portugez nuk dëshiron të qëndrojë në një klub i cili nuk ia mundëson pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Por, 37 vjeçari po has në një pengesë të papritur.

Pak kohë më parë ishte ëndërr e çdo klubi europian, por portugezi ka ardhur në atë pikë që klubet nuk e duan më, edhe pse po i vetëofrohet.

Kohëve të fundit është spekuluar për disa klube, që lidheshin me një kalim të mundshëm të pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Më saktësisht, thuhet se janë plot 8 klube të njohura europiane që i kanë thënë “JO” përfaqësuesit portugez, i cili mungoi në fazën përgatitore të “Djajve të Kuq” në Azi dhe në Australi për shkaqe personale.

Thuhet se ish-futbollistin e Sporting Lisbonës e kanë refuzuar klubet si Atletico Madridi, Paris Saint-Germaini, Real Madridi, Bayern Munich, Chelsea, Juventusi, Interi dhe Milani.

As klubi aktual, Manchester United nuk duket më i interesuar për ta mbajtur “CR7”, i cili është “rebeluar” së fundmi me kërkesën për t’u larguar.

Menaxheri i tij, Jorge Mendes ndërkohë po mundohet ta sistemojë klientin e tij në një klub sa më të përshtatshëm dhe kushti është që ai klub të jetë pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve. Portugezi megjithatë shpreson ende në një transferim të mundshëm në Chelsea.

Me gjasë, ky do të jetë sezoni i fundit që Ronaldo do të luajë në futbollin evropian, ndërsa verën tjetër mund të transferohet në ligën amerikane, MLS.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll