Aktualitet

GJKKO jep masën e arrestit për gjyqtaren e Elbasanit! Lihet në burg avokati

Gjykata dhe të njëjtën masë vendosi dhe për Arben Tiranën, ndërsa për arrest me burg vendosi për Ilir Pashajn, Taulant Ramollari, e Xhuljo Musai. Kujtojmw se ky vendim u la në fuqi edhe në Gjykaten e Posaçme të Apelit. 

16 Gusht 2022, 13:38 Nga e.k

GJKKO jep masën e arrestit për gjyqtaren e Elbasanit! Lihet në

TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka dhe nuk e ka pranuar ankimimin e saj duke lënë në fuqi vendimin e parë.

Gjyqtares i është dhënë masa e arrestit "arrest shtëpie". 

Në seancën gjyqësore ajo është shprehur se vendimet e saj kanë qenë të drejta dhe të arsyetuara ndërkohë që e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim.

Gjykata dhe të njëjtën masë vendosi dhe për Arben Tiranën, ndërsa për arrest me burg vendosi për Ilir Pashajn, Taulant Ramollari, e Xhuljo Musai. Kujtojmë se ky vendim u la në fuqi edhe në Gjykaten e Posaçme të Apelit. 

Vyshka dhe Pashaj akuzohen për “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal. Dyshohet se persona të interesuar/familjarë të Xhuljo Musajt të arrestuar në bashkëpunim me avokatin mbrojtës, i kanë ofruar gjyqtarit të çështjes një shumë monetare me qëllim favorizim në caktimin e masës së dënimit. Arrestimet erdhën pasi përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme nxorën zbuluar gjyqtaren dhe avokatin Ilir Pashai.

zamira vyshka

Sondazh

Poll