Aktualitet

Aksidenti te “Kodra e Diellit”/ Mori përpara me makinë 3 persona, arrestohet 29-vjeçarja që drejtonte mjetin

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë përdorimi i telefonit nga ana e drejtueses së mjetit.

16 Gusht 2022, 10:47 Nga A.B
Aksidenti te “Kodra e Diellit”/ Mori përpara me makinë 3
Policia

TIRANË- Elinta Garo është arrestuar në flagrancë nga specialistët e qarkullimit rrugor. 29-vjeçarja, përplasi ditën e djeshme me mjet në zonën e 'Kodrës së Diellit' tre persona. Dy prej tyre morën ndihmën e duhur mjekësore dhe kanë lënë ambientet e spitalit ndërsa një tjetër ndodhet ende i shtruar për shkak të plagëve që mori. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen E. G., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasit B. H., V. H. dhe A. T. Shtetaset V. H., dhe A. T. pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa shtetasi B. H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë përdorimi i telefonit nga ana e drejtueses së mjetit.

elina garo aksident ne tirane

Sondazh

Poll