Aktualitet

'Shi në plazh', Tirana 'digjet' nga temperaturat e larta, Lezha nën pushtetin e reshjeve të shiut, kaos në trafik

Pas fillimit të reshjeve pushuesit që kishin zgjedhur Shëngjinin dhe Talen janë larguar duke krijuar dhe trafikun i cili ka shkaktuar radhë të gjata mjetesh në akset kryesore.

16 Gusht 2022, 12:56 Nga e.k
'Shi në plazh', Tirana 'digjet' nga temperaturat e
Foto ilustruese

TIRANË- Ndërkohë që Tirana dhe pjesa qëndrore e vendit është nën valën e temperaturave të larta, krejt e kundërta paraqitet në Lezhë e cila është nën pushtetin e reshjeve të shiut.

Reshjet e dendura kanë sjellë bllokimin e rrugëve dhe radhë kilometrike mjetesh në trafik. Pas fillimit të reshjeve pushuesit që kishin zgjedhur Shëngjinin dhe Talen janë larguar duke krijuar dhe trafikun i cili ka shkaktuar radhë të gjata mjetesh në akset kryesore.

Sipas informacioneve më problematike paraqitet situata në rrugën e Shëngjinit dhe në aksin Milot-Balldre

lezhe

Sondazh

Poll