Aktualitet

Aksidenti te “Kodra e Diellit”/ Shkak u bë telefoni, shoferja përplasi 3 persona pasi u shpërqëndrua

29-vjeçarja, Elinta Garo, ishte duke drejtuar mjetin e saj kur dyshohet se përdorimi i telefonit ka bërë që mjeti të humbte drejtimin duke përplasur fillimisht një 27- vjeçare e më pas çiftin Hysa.

16 Gusht 2022, 10:28 Nga A.B
Aksidenti te “Kodra e Diellit”/ Shkak u bë telefoni, shoferja
Foto nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Aksidenti rrugor i cili la pas 3 persona të lënduar te 'Kodra e Diellit' në Tiranë u shkaktua nga përdorimi i telefonit nga drejtuesja e mjetit. 'Oranews' raporton se 29-vjeçarja, Elinta Garo, ishte duke drejtuar mjetin e saj kur dyshohet se përdorimi i telefonit ka bërë që mjeti të humbte drejtimin duke përplasur fillimisht një 27- vjeçare e identifikuar si Alkuna Telhaj, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në rrezik për jetën.

Në gjendje të traumatizuar, 29-vjeçarja pasi përplasi të renë e humbi kontrollin mbi mjetin duke përplasur edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa. Valentina mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa burri i saj akoma është nën vëzhgimin e mjekëve. Në spital si i aksidentuar është paraqitur dhe një fëmijë i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shoferja e mjetit pritet që të njihet me masën e sigurisë.

aksident ne tirane elinta garo

Sondazh

Poll