Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 53-vjeçari nga Peja në Morinë

Ky person ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë

16 Gusht 2022, 10:39 Nga A.B
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet
Morine

KUKËS- 53-vjeçari Blerim Bekqeli është arrestuar nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky person ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në PKK Morinë, në dalje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me homologët kosovarë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Blerim Bekqeli, 53 vjeç, banues në Pejë, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim nga Komisariati i Policisë Tropojë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në vitin 2009, 53-vjeçari ka trafikuar një automjet të vjedhur në Serbi dhe ia ka shitur atë një shtetasi tjetër.

arrestim ne morine

Sondazh

Poll