Aktualitet

FOTO- Turistes italiane i bie të fikët, kryebashkiaku i Sarandës i jep ndihmën e parë

Kryebashkiaku e shoqëroi turisten deri në urgjencën e spitalit të Sarandës.

16 Gusht 2022, 12:31 Nga A.B
FOTO- Turistes italiane i bie të fikët, kryebashkiaku i Sarandës
Momenti kur jepet ndihma e pare

SARANDË-Mbrëmjen e djeshme, në shëtitoren e Sarandës iu dha ndihma e parë një turisteje italiane. Ishte kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gura ai i cili ndërhyri duke i dhënë ndihmë më të specializuar turistes. Me mbërritjen e ambulancës, kryebashkiaku e shoqëroi turisten deri në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Turistja është identifikuar si Tereza Zakarelo, 57-vjeç. Ajo mori ndihmën mjekësore për gjendje lipotimie me luhatje te tensionit, takikardi dhe çrregullime të funksionit kardiak që i kishte ardhur nga qëndrimi i gjatë në diell gjatë ditës.

FOTO- Turistes italiane i bie të fikët, kryebashkiaku i Sarandës

Ajo qëndroi në urgjencë për rreth 4 orë dhe u largua në gjendje të normalizuar.

sarande adrian gurma

Sondazh

Poll