Aktualitet

VIDEO- Bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski” në Shëngjin, gjobiten drejtuesit

Kontrollet u ushtruan në zonën e 'Ranës së Hedhun', aty ku u zbuluan se këto mjete nuk dispononin dokumentacionet përkatëse

16 Gusht 2022, 09:13 Nga A.B
VIDEO- Bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski” në Shëngjin,
Policia

LEZHË- Policia kufitare e Shëngjini ka bllokuar tre mjete lundruese 'Jet Ski'. Kontrollet u ushtruan në zonën e 'Ranës së Hedhun', aty ku u zbuluan se këto mjete nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det. Tre drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj

NJOFTIMI I POLICISË:

“Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në vijim të kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonin turistik, kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, 3 mjete lundruese “Jet ski”, të cilat janë shoqëruar për verifikim. Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski” Në vijim të veprimeve, 3 drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10.000 dhe 20.000 lekë të rinj, bazuar në ligjin Nr. 127/2020, neni 14, pika 1, si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre.”

Tragjedia në Himarë vuri në lëvizje policinë kufitare që të niste kontrollet ndaj mjeteve lundurese në mënyrë që të mos rrezikohej më jeta e pushuesve. Më 2 gusht, 7-vjeçarja Jonada Avdia pasi u përplas për vdekje nga gomonia e drejtuar nga komisari Arjan Tase.

bllokohen jet ski

Sondazh

Poll