Aktualitet

Grabitën para dhe bizhuteri në një banesë në Dibër, bien në pranga 2 vëllezërit (EMRAT)

Operacioni ‘Goods’ vuri në pranga Fjoralb e Arsen Manin, dy vëllezërit të cilët u futën në banesën në fshatin Pejkë, aty ku dhunuan pronaren e morën sendet me vlerë.

16 Gusht 2022, 09:33 Nga A.B
Grabitën para dhe bizhuteri në një banesë në
Policia

DIBËR- Dy vëllezër janë arrestuar nga policia pasi kanë vjedhur me dhunë 300 mijë lekë, një orë dhe një varëse floriri në një banesë. Operacioni ‘Goods’ vuri në pranga Fjoralb e Arsen Manin, dy vëllezërit të cilët u futën në banesën në fshatin Pejkë, aty ku dhunuan pronaren e morën sendet me vlerë. Dy vëllezërit të moshave 25 dhe 27 vjeç, do të hetohen për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Dibër, operacioni policor i koduar “Goods”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë. I vodhën me dhunë para dhe sende personale në banesë, një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 vëllezërit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë, pas marrjes së njoftimit se 2 persona të paidentifikuar kishin hyrë në banesën e një shtetaseje, në fshatin Pejkë dhe i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash dhe sende personale (varëse dhe orë), menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre, në kuadër të operacionit policor të koduar “Goods”. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, nga ana e shërbimeve të Policisë u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasve:

-F. M., 25 vjeç dhe A. M., 27 vjeç, (vëllezër) banues në fshatin Pejkë, Maqellarë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne diber fjoralb mani arsen mani

Sondazh

Poll