Politike

Yuri Kim takohet me ambasadoren e BE-së: Mezi presim që të punojmë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Me anë të një postimi në tWitter, Kim shprehet se mezi pret që të bashkëpunojë me ekipin e BE për të mbështetur përpjekjet e qeverisë shqiptare për zbatimin e reformës në Drejtësi.

15 Gusht 2022, 18:23 Nga e.k
Yuri Kim takohet me ambasadoren e BE-së: Mezi presim që të
Ambasadorja e SHBA-së dhe ambsadorja e BE-së në Tiranë

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim ditën e sotme me përfaqësuesen e Bashkimit Europian në Tiranë Christiane Hohmann.

Me anë të një postimi në tWitter, Kim shprehet se mezi pret që të bashkëpunojë me ekipin e BE për të mbështetur përpjekjet e qeverisë shqiptare për zbatimin e reformës në Drejtësi.

“E lumtur të takoja ambasadoren e BE në Shqipëri Christiane Hohmann. SHBA është i lumtur për nisjen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së, për të mbështetur përpjekjet e qytetarëve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkruan Kim.

POSTIMI I AMBASADORES YURI KIM

yuri kim christiane hohmann

Sondazh

Poll