Sport

Nga Kina e largët në Kurbin, Laçi njofton firmën me mbrojtësin e njohur

Albi Alla rikthehet në Kategorinë Superiore. Pas 5 sezonesh në Kinë, mbrojtësi firmos me Lacin, duke plotësuar vendin e lënë bosh nga Renato Malota

14 Gusht 2022, 17:08 Nga DOSJA

Nga Kina e largët në Kurbin, Laçi njofton firmën me

KURBIN-Albi Alla rikthehet në Kategorinë Superiore. Pas 5 sezonesh në Kinë, mbrojtësi firmos me Lacin, duke plotësuar vendin e lënë bosh nga Renato Malota, i cili u transferua te Egnatia. 29-vjecari ka qenë pjesë e Nanjing City, ku zhvilloi 15 ndeshje.

Albi Alla ka qenë pjesë e Bylisit, Skënderbeut, Kukësi dhe Flamurtarit. Kurbinasit do të synojnë këtë edicion që të ruajnë pozitën e tyre në vendet e para të klasifikimit e minimalisht të sigurojnë pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare.

E.Ç (Dosja.al)

laci superiore albi alla

Sondazh

Poll