Sport

Gati konflikti në dhomat e zhveshjes te PSG. Tifozët ironizojnë: “Mbappé e ka penalltinë në kontratë, ai është pronar te Parisi”...

Deri më tani gjithçka duket normale, por në pas ndeshjes është mësuar se Neymar e ka shkelur vendimin e marrë nga trajneri Galtier.

14 Gusht 2022, 16:09 Nga DOSJA

Gati konflikti në dhomat e zhveshjes te PSG. Tifozët ironizojnë:

FRANCE - Fitorja e PSG-së dje ndaj Montpellier, rrezikon të krijojë një rast të ri konflikti në dhomat e zhveshjes së kampionëve. Thuhet se Kylian Mbappè është caktuar nga trajneri Galtier si penalltisti i parizienëve, por dje ai u hipnotizua në minutën e 23-të njëmbëdhjetë metra larg nga portieri i Montpellier, duke e humbur penalltinë e fituar. 

Pak më vonë, në minutën e 43-të, PSG fitoi një penallti të re, këtë here ishte Neymar, ai i cili vendosi të godasë pas gabimit të shokut të skuadrës. Braziliani realizoi golin e epërsisë dhe të parin personal. Deri më tani gjithçka duket normale, por në pas ndeshjes është mësuar se Neymar e ka shkelur vendimin e marrë nga trajneri Galtier.

Në rrjetet sociale, në fakt, ky veprim i sulmuesit brazilian nuk ka kaluar pa u vënë re dhe komentuar. Një tifoz parizien e ka akuzuar Mbappen se “gjuajtjen e penalltive e ka me kontratë” dhe se “u bë pronar i PSG-së pas rinovimit”. Kaq ka mjaftuar, komentet kanë vërshuar. Një penallti e vogël që bëri shumë zhurmë në Francë, kanë raportuar nga mediat kryesore transalpine.

Gati konflikti në dhomat e zhveshjes te PSG. Tifozët ironizojnë:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll